Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A ka mundësi të kem ngel shtatzënë?

Pershendetje. Doktoreshe fillova te marre kontraceptiv oral per here te pare pas mbarimit te ciklit menstrual, por kam harruar nje here te marr tableten ne diten e 7 pas menstracioneve. Tani me jane vonuar menstruacionet qe 6 dite dhe une para 7 diteve kisha vetem nje shenje gjaku dhe nuk me erdhen menstruacionet, shenja nuk ishte gjak ishte sikur menstruacionet e bardha me ngjyre shume te erret. A ka mundesi te kem ngel shtatzene? Kam dhimbje te barkut, te kurrizit, me flihet gjume shume, por nuk e di nese mund te jem shtatzene apo jo?! Ju lutem per pergjigje...

Elda (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elda.

Tabletat kontraceptive, këshillohen që të merren çdo natë me të njëjtën orë. Ato mbrojnë nga një shtatzëni e padëshiruar, me mundësi rreth 98%. E humbasin sigurinë, nëse nuk merren rigorozisht. Në këtë rast, ekziston edhe mundësia e mbetjes shtatzënë.

Me shenjat që tregon, edhe mund të kesh mbetur shtatzënë. Mjeku gjinekolog me ekzaminimet e nevojshme, vërteton mbetjen ose jo shtatzënë.

Të gjitha gratë duhet të kenë parasysh, se nëse përdorim tableta kontraceptive dhe harrojnë t’i pijnë një rradhë, rradhën tjetër duhet të marrin dy tableta. Nëse harrojnë t’i pijnë dy rradhë, dy rradhë të më pastajme duhet të marrin nga dy tableta. Nëse harrojnë t’i pijnë tre rradhë, atëherë duhet të flakin kutinë që përdorin dhe të fillojnë një kuti të re nga e para.

Ester (11 vite më parë)
Pershendetje.Do doja t`ju pyesja, sa jane mundesite qe mund te kem ngelur shtztezane?Sepse nga dt 28-29 janar me erdhen ato, dhe kam gati 4 dite qe me kane ikur, dje kryeva marredhenie me bashkshortin tim, dhe kam frike qe mund te kem ngelur,ju lutem me ktheni nje pergjigje.Flm
Lirona (12 vite më parë)
Pershendetje dokttoreshe. Mua gjinekologu me tha ti perdori keto tableta rigevidon por une jam 14 vjece a ka problem nese i perdori?

/komuniteti