Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzenia e dyte

Kam lindur vajzen para 4.5 muajsh me ane te prerjes cezariane. Sot kuptova qe kam ngelur shtatzene prape (5 javeshe) edhe pse nuk kam ende cikel menstrual. A eshte rrezik per nenen te mbaje shtatzenine kur vetem 3 muaj pas lindjes kam ngelur prap me barre. Cilat jane rreziqet (nese ka te tilla) apo duhet te nderpres shtatzenine?

Dafina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dafina.

Shumë nëna kanë mbetur shtatzënë, kështu kaq afër nga fëmija që ka lindur. Shtatzënitë kanë shkuar mirë dhe fëmijët kanë lindur dhe janë zhvilluar pa probleme të rëndësishme. Megjithëse Organizata Botërore e Shëndetësisë, rekomandon që mirë do të jetë që shtatzënitë të kenë një deferencë prej 3 vjetësh nga një fëmijë tek tjetri. Argumenti mbështetet nga statistikat botërore dhe studimet e Institutive Shëndetsore më në zë të botës. Por kjo nuk do të thotë, që ti ta ndërpresësh shtatzëninë e nisur. Tashmë duhet të tregosh kujdes gjatë gjithë shtatzënisë, duke zbatuar edhe këshillat e mjekut që do të të ndjekë deri në lindje. Për mënyrën e lindjes, mjeku duke vlerësuar situatën reale do të zgjedhë rrugën më të mirë për shëndetin tënd dhë fëmijës që do të lindë.

Uroj që të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti