Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mundesia e te qenurit shtatzene

Pershendetje. Dje bera pyetjen rreth mundesise se te qenurit shtatzene. Sot pata pak gjakderdhje mbas dites 31 te ciklit menstrual, ku cdo 21 dite me vijne normalisht dhe mu ndalen papritmas. Tani asgje s'po mundem te kuptoj. Ju kisha lutur per nje sqarim pasi qe keshillat tuaja profesionale jane shume me vlere per mua por, edhe per cdo femer. A eshte e mundur te jem shtatzene apo, eshte ne pyetje nje crregullim, gje qe me pare se kam pasur asnjehere. Me respekt!

Lumturia (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lumturi.

Meqënëse të është vonuar ardhja e menstruacioneve ashtu siç të kanë ardhur gjithnjë në sasi dhe kohë, është e mundur që të kesh mbetur shtatzënë. Por unë Lumturi, nuk mund të di nëse je apo jo shtatzënë. Dhe përsëri po të shkruaj siç të kam shkruajtur dje; drejtohu tek gjinekologu për vizitë dhe ai me ekzaminime do të vlerësoj se jo apo jo shtatzënë.

Nëse je shtatzënë, mjeku me ekzaminime ka mundësi të përcaktoj dhe të dominoj/të trajtoj edhe shkakun e asaj pak gjakërrjedhje që ke.

Edhe një herë e nderuara, zonjë. Menjëherë drejtohu tek mjeku, për të saktësuar gjendjen tënde.

Uroj që të kesh mbetur shtatzënë.

/komuniteti