Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzenia me binjake

Kam degjuar se nese ke bebe binjake, njeri mund te zhduket ne fillim te shtatzenise, a eshte e mundur kjo, nese po, si?

Dona (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dona.

Ajo që ke ndigjuar, edhe ndodh. Megjithëse pyetja ka shumë kuriozitet, po mundohet të shpjegoj diçka.

Në rastet kur binjakët janë të formuar nga dy vezë, mos ushqyerja e mirë e njërit prej embrioneve me gjak, bën që ai të mos zhvillohet dhe fetusi tjetër i cili ushqehet mirë, vazhdon të zhvillohet normalisht. Masa e pa zhvilluar mbetet në mitër, thahet (fetus parpiraceus) dhe del nga mitra kur lind fëmija i zhvilluar normalisht. Mbetja e pa zhvilluar, nuk e dëmton shëndetin e nënës e as fetusin që zhvillohet.

/komuniteti