Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Komplikacione të pas lindjes

Doktoreshe une jam bere nene per heren e pare, vajza ime ka 9 muaj po une e kam nje problem prej qe kam lindur. Lindje normale kam pas po tash problemi ime eshte se ne rast vetem kercej prej nje shkalle urinoje pak po ashtu kur teshtitem edhe kollitem urinoj pak, ku mundet me qene problemi? Nuk kam djegesime e as sekret, pres pergjigje doktoreshe.

Besa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Besa.

Një nga komplikacionet e paslindjes, konsiderohet mundësia e “rrëshkitjes” së fshigzës së urinës. Kjo bën që gruas shpesh t’i shpëtojnë pika urine kur bën veprime që ti përshkruan ose edhe veprime të tjera fizike si ngritja e peshave apo kërcimet, etj.

Në këto raste, një nga rekomandohet praktike është mbajtja e korsesë me këmbëza, e cila duhet të bëhet pjesë e jetës dhe trupit tënd. Në lindjen e dytë, mundet që situata të rëndohet duke u bërë shkak për zgjidhje operatore. Ai është operacion i lehtë plastik, i cili ndihmon në fiksimin e fshigzës së urinës.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti