Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Brengosja gjatë shtatzënisë

Jam shtatzene 7 muajshe, ndonjehere jam nervoze, a ndikon te femija kjo sepse jam e brengosur se eshte shtatzenia ime e pare?!

Tijana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

E nderuar zonjë.

Brengosja/shqetësimi gjatë shtatzënisë, nuk duhet të ndodhë. Ato transmetohen tek bebi. Ai ndjen çdo gjë, që ndjen edhe nëna.

Ti duhet ta kalosh pa shqetësime shtatzëninë. Tashmë je afër fundit të saj, dhe fëmija yt do të qeshë për herë të parë. Këto gjëra të bukura mendo Tijana, dhe do shikosh se sa mirë do kalosh deri në fund të shtatzënisë. Prandaj në familje dhe shoqëri, bëj biseda të këndshme dhe jo të mërzitshme. Fillo të përgatitësh rrobat e bebit tënd. Ndigjo muzikë të lehtë, për veten dhe bebin tënd. Përkëdhele dhe ledhatoje atë sa më shpesh të jetë e mundur duke i kënduar, dhe do ndihesh mirë ti dhe bebi yt.

Tijana, të uroj të lindësh një bebe të shëndetshme dhe të bukur.

/komuniteti