Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A ndikon për keq puna në shtatzëni?

E nderuar doktoreshe ju falenderoj nga zemra qe me keni kthyer gjithnje pergjigje me ke ndihmuar shume, kesaj radhe doja tju pyesja une jam ne javen e 25 tani te shtatzanise dhe punoj akoma kam punuar nga fillimi deri tani pa ndaluar, deri kur mund te punoj dhe a ka problem per femijen se dhe punen e kam pak te lodhshme, punoj per nje firme pastrimi pasi jam ne Itali dhe duhet te punoj, ju pershendes faleminderit.

Ari (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ari.

Nëse shtatzënia ka ecuri normale, atëherë gruaja mund të kryejë punë të lehta edhe deri ditën e lindjes. Kjo varet edhe nga lloji i punës që bën gruaja, sepse kryerja e punëve të rënda fizike ndikon negativisht në ecurinë e shtatzënisë.

E drejta e fillimit të lejes së lindjes në Shqipëri, fillon në javën e 34-të të shtatzënisë. Ti Ari, meqënëse jeton dhe punon në Itali, konsultohu me ligjin Italian për fillimin e lejes së lindjes. Meqënëse ke punë të rëndë, të rekomandoj që të konsultohesh edhe me mjekët e konsultorëve të shëndetit.

Uroj të lindësh fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti