Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreziku nga lindja e parakohshme

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 28 te shtatzanise, por me ka pushtuar nje frike se mos bej lindje para kohe, ne pergjithesi analizat me kane dale mire, por doktoresha me tha qe te shmang marredheniet seksuale se e ke dhe barkun poshte. Une e dua shume kete femij , eshte femija im i pare, ndaj me ka kapur nje ndjenje ankthi, ju lutem me thoni cilat jane shenjat e lindjes para kohe. Pres me padurim pergjigjen tuaj.

Rina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

E nderuara Rina.

Disa nga shenjat e lindjes parakohe janë: ndjenja e presionit në pjesën e poshtme të barkut, shtimi i sekrecioneve vaginale, mundet hemorragji nga rrugët e lindjes, në vizitën vaginale mjeku dallon zbutje dhe hapje të qafës së mitrës.

Mjekja që të ka ekzaminuar, ka menduar që të ndërpresësh raportet seksuale me qëllim parandalimin e lindjes parakohe. Nëse ti ke shqetësime si ato që përmënda më lart, ajo mund të japë edhe një mjekim me qetësues të muskulaturës së mitrës dhe sa më shumë regjim shtrati.

Uroj shtatzëni me ecuri normale.

/komuniteti