Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Thartira

Jam ne javen e 36 te shtatzanise, qe nga java e 35 me eshte shfaqur thartira ne lukth. A eshte e rrezikshme dhe si mund ta qetesoj, sepse kam shume mundime.

Riki (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje zonjë.

Shtatzënia mund të shkaktoj variacione të oreksit dhe një gjendje të përgjithshme jo të mirë në traktin gastro-intestinal. Djegësira/thartira në lukth, vjen si rezultat i refluksit gastro-ezofageal i cili është i pranishëm në fund të shtatzënisë. Koha mesatare e zbrazjes së stomakut ulet, pasi reduktohet tonusi dhe lëvizshmëria e tij.

Kjo gjëndje nuk është e rezikshme, pasi është fiziologjike dhe ndodh në shtatzëni. Mjekimi me antiacid, do të ndihmonte situatën.

/komuniteti