Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Frika nga akti i lindjes

Doktoreshe kam shume frike kur te me vije koha e lindjes, jam ne javen 36 dhe kur me kujtohet qe do te lind vetem po qaj gjithe kohen, po shoh endrra ne lidhje me lindjen. Kam frike se do te ndikoje ne tension kjo frike e imja dhe nuk di si ta largoj.

Nora (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nora.

Frika për aktin e lindjes është normale, por Nora nuk ke përse friksohesh. Lindja është akt natyral, dhe si i tillë shoqërohet me dhëmbje të durueshme. Stresi që krijon, transmetohet tek bebi. Nuk ka rekomandime specifike, për të larguar frikën që ndjen. Vetë ti je, faktori i largimit të saj. Mendo vetëm gjëra të bukura, dhe për më tepër mendo se pas lindjes në krah do kesh fëmijën tënd. Kjo është arsyeja kryesore për të kaluar frikën, që nuk duhet ta lejosh të të pushtoj.

Uron të lindësh një fëmijë të bukur.

/komuniteti