Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksionet vaginale

Pershendetje Dr Mimoza si duhet te mbrohemi nga enterococcous faecalis gjate shtatzanisë dhe cilat jane shkaqet e lajmerimit te saj? A duhet te jete higjiena maksimale, edhe pse une mundohem qe gjithmone te jem e paster, nuk e di pse me eshte lajmeruar, apo eshte ne pyetje imuntiteti i dobet gjate shtatzanise? te falenderoj shume.

Zana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

E nderuara Zana.

Ky infeksion ka të bëjë me kushtet e higjenës, me mënyrën e larjes së organeve gjenitale. Fillimisht duhet larë vulva dhe më pas, dora duhet të kalojë rreth zonës anale. Në asnjë rast nuk duhet të ndodhë e kundërta, që fillimisht të lahet anusi dhe më pas dora kalon në vulvë.

Infeksion është i rëndësishëm, prandaj duhet mjekuar gjatë shtatzënisë me qëllim që ajo të shkoj normal deri në fund.

/komuniteti