Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shqetësim nga infeksionet

E nderuara mjeke, me te vertet po beni nje pune shume humane, ju pergezoj per kete, kane kaluar afro 5 muaj qe kam pasur nje abort 'missed abort' pas kesaj kam kryer analizat, diagnoza me eshte konstatuar ureoplazma pozitiv mirepo per nje kohe te shkurter jam sheruar, tani sa i perket analizave gjinekologjike jam mire, por mua me brengos fakti sa nganjehere kam dhimbje ne anen e djathte te barkut e nganjehere ne anen e majte, nuk eshte dhimbje shume e madhe por une po brengosem qfare mund te jete, une kam pak problem me urinim te shpeshte, ngase kam nje ftohje te vogel, por po kam pak problem edhe me zorre te trashe, nganjehere kam therrje dhe nuk po mundem ta kryej nevojen me lehtesi, qfare do te me rekomandonit ju te perdore apo te bej? Ju pershendes shume.

Nora (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje zonjë.

Dhëmbjet që ankon, përderisa analizat gjinekologjike janë normale, mund të jenë nga infeksioni i zorrës së trashë apo nga një infeksion urinar ose edhe nga të dyja bashkë. Për të dy mundësitë, duhet të konsultohesh me mjek nefrolog dhe me mjek gastroenterolog. Nëse problemi qëndron tek këto dy mundësi, mjekët do të rekomandojnë trajtime dhe situata jote do të përmirësohet.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti