Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ndikimi i stresit në shtatzëni

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 25 te shtatzenise, keto dite kam pas dite te merzitshme shume, babi im eshte i semure dhe nuk ka dite qe nuk merzitem per te, por po brengosem edhe per bebin tim a i bej dicka dem apo jo? Dhe kam nje problem, vagina me dhemb shume si te qohem ne kembe apo kur rrotullohem naten kam dhimbje, motra ime me thote se ndoshta bebi eshte shume poshte...cfare keshille do t`me jepje per kete gje?

Gyli (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

E nderuara zonjë.

Stresi dhe emocionet, transmetohen edhe tek bebi gjatë shtatzënisë. Merre me qetësi vazhdimin e shtatzënisë. Në jetë, ka shumë halle. Por problem yt, tani është vetëm fëmija që po rritet në trupin tënd. Mendo për të, ai ka nevojë për ty. Ndihmoje….

Paraqitu tek mjeku për dhëmbjen që referon. Vizita gjinekologjike, vlerëson tkurrjen apo jo të mitrës. Vizita vaginale, vlerëson gjendjen e qafës së mitrës. Ekzaminimi me ekografi, vlerëson sa poshtë është koka e fëmijës. Me vlerësimin e këtyre situatave, mjeku vendos për trajtim dhe rekomandime suplementare.

Uroj që shtatzënia të ecë sa më mirë.

/komuniteti