Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Hematoma gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e katert te shtatzenise se pare dhe me eshte shfaqur hematoma 1 cm afer frytit, kam perdorur Utrogestan 10 dite, dhe me duhet me shume keshilla nga ju te di se cka mund te shkaktoje Hematomi, dhe cilat jane keshillat e juaja. Mjeku me ka rekomanduar pushim. Falemiderit shume.

Beti (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

E nderuara zonjë.

Hematoma retroplacentare (hematomë pas placentës), vjen si rezultat i një shkolitje të vogël të placentës. Shoqërohet me gjakërrjedhje por ka raste që gjakërrjedhja mungon. Trajtimi që ka rekomanduar mjeku, i shoqëruar me spazmolitikë (medikamente që nuk lejojnë kontraksione të muskulaturës së mitrës), mendoj që është efikas. Edhe pushimin e rekomanduar për këtë kohë, duhet ta bësh pa tjetër.

Nga eksperienca personale, trajtimi i hematomave në mënyrën e mësipërme në shumicën e rasteve ka rezultuar normalisht.

Uroj që kështu të ndodhë edhe ty, Beti.

/komuniteti