Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A konsiderohen këto shenja për lindje para kohe?

Doktoreshe jam serish Rina, faleminderit per pergjigjen tuaj, serish kam deshire te me ndihmoni me pergjigjet tuaja. Gjate gjithe shtatzenise kam pasur dhimje te lehta barku, ndersa tani jam ne javen e 29 dhe kam ca dhimbje barku dhe dhimbje mesi te lehta, por tani me forcohet dhe barku qe me mban vetem 5 sekonda dhe me kalon, theksoj qe sekrecione kam shume pak, hemoragji vaginale nuk kam pasur, dhe presion nga poshte besoj se nuk kam pasur, me ndodhe rralle te me rendoje pak barku ne pjesen e poshtme, dhe dicka te fundit doktoreshe, a ndikon kapslleku ne dhimbjet e mesit dhe te barkut. Me fal qe e zgjata por jam pak e shqetesuar, ju falenderoj jashte mase nga zemra per pergjigjet qe me keni dhene. Me mirenjohje dhe respekt pres nje pergjigje nga ju. Zoti ju ndihmofte gjithmone per pergjigjet qe ju jepni te gjithave nenave te ardhshme.

Rina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

E nderuara zonjë.

Kontraksionet e lehta të mesit dhe të fundit të barkut të shoqëruara me kontraksion të lehtë që zgjat 5 sekonda, mendoj që mund të kenë lidhje me një rrezik të mundshëm për lindje parakohe.

Ti Rina, menjëherë drejtohu tek gjinekologu që të ndjek shtatzëninë për të vlerësuar qafën e mitrës me sondë vaginale. Në bazë të të dhënave të këtij ekzaminimi, mjeku konkludon mbi mundësinë e rrezikut për lindje parakohe.

Konstipacioni/kapsllëku, është një fenomen i njohur në shtatzëni. Marrja e dietës me shumë fibra dhe jeshillëqe, do ta përmirësojnë gjendjen tënde. Edhe përdormi i supostave neutrale të glicerinës, janë një ndihmesë përmirësuese. Kur them që konstipacioni është gjendje normale e shtatzënisë, duhet të kuptohet që nuk ka lidhje me kontraksionet uterine. Por trajtimi i tij, është mundësi që gruaja të gjendje konforte gjatë shtatzënisë.

/komuniteti