Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli menstrual pas lindjes

Jam bere nene qe prej 4 muajsh por ende nuk kam cikel menstrual, sa kohe mund te vonohet, a eshte normale kjo sepse kam frike nga shtatzenia, me tregoni ndonje shenje qe mund ta kem, sepse une e ushqej femijen me gji. Ju pershendes.

Meli (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

E nderuara Meli.

Ushqimi i pa ndërprerë i fëmijës me qumësh gjiri (pa i dhënë fwmijws, asnjë shtesë ushqimore e as ujë), fëmija më i vogël se 6 muaj (që do të thotë se brënda 6-të muaj) si dhe mosardhja e menstruacioneve (brënda 6-të muaj), është një nga metodat kontraceptive. Nëse prishet një nga tre parametrat e përmëndur, atëherë gruaja edhe mund të ndodhet para një shtatzënie të pa dëshiruar.

Mos ardhja e menstruacioneve kur fëmija ushqehet vetëm me qumësht gjiri, është normale deri në një vit kohë.

Megjithatë zonjë e nderuar, çiftet që nuk dëshirojnë të lindin fëmijë për një periudhë kohe, pavarësisht nga situata, unë i rekomandoj të përdorin një nga metodat e kontracepsionit të cilat ofrohen nga çdo qendër shëndetsore.

/komuniteti