Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A ka mundësi që nuk vërehet shtatzënia në javën e 5?

Pershendetje Dr.Mimoza. Une degjova keshillen tende, isha tek gjinekologja, mirepo ajo me tha qe dyshon qe eshte shtatzeni por duhet te presim 10 dite, pasi qe nuk shikohet mire ne ultraze. Une kam bere dy teste ne shtepi dje, njeri doli pozitiv dhe tjetri negativ pastaj...A ka mundesi qe te mos verehet shtatzenia ne javen e 5? Apo ndoshta eshte shkaku i kontraceptive oral qe kam perdor ne menyre jo te rregullt dhe duhet te pres dhe 10 dite. Flm shume per pergjigjen qe me jepet ate dite, por ju kisha lut te me pergjigjeni dhe tani...Flm per mirekuptim.

Elda (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

E nderuara Elda.

Për situatë që thua, të rekomandoj që të mos bësh më teste kontrolli për të verifikuar shtatzëninë. Mos e streso veten. Me qetësi prite kohën për rikontroll ekografik, që ka rekomanduar mjekja gjinekologe.

Edhe ka mundësi që për atë moshë të shtatzënisë, të vihet në dyshim nga ekzaminimi ekografik. Kjo varet nga kushte të caktuara, të kryerjes së ekzaminimit ekografik. Përdorimi i kontraceptivëve oral, nuk kanë asnjë lloj influence në këtë gjë. Në kontrollin pas 10 ditë, kërkoi mjekes, që ekzaminim ekografik ta bëjë me sondë vaginale. Me këtë ekzaminim, vlerësimi i shtatzënisë është i plotë.

Sinqerisht uroj që të kesh filluar një shtatzëni.

/komuniteti