Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sa zgjat shtatzënia?

Prsh..deshta t`ju pyes sa zgjat shtatzenia, kam lexu ne disa faqe ne internet qe zgjat deri 40 jave, ju lutem nje pergjigje? Gjyshja plake me thote 9 muaj eshte nuk eshte 10 se 40 jave po bejne 10 muaj, deshta nje sqarim nga ju. Ju faleminderit per mirekuptim.

Lejla (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lejla.

Nga dita e konceptimit/fertilizimit, shtatzënia zgjat rreth 38-të javë ose rreth 266 ditë.

Nga dita e parë e menstruacioneve të fundit, shtatzënia zgjat rreth 40-të javë ose rreth 280 ditë. Për prakticitet mjekët përdorin këtë mënyrë llogaritje për kohëzgjatjen e shtatzënisë.

40-të javë, do të thotë 9-të muaj kalendarik dhe afro 1 javë (6-të ose 7-të ditë).

40-të javë, nuk do të thonë 10 muaj kalendarik, sepse një muaj nuk ka 28 ditë apo 4 javë por ka afërsisht 30.5 ditë apo 4 javë dhe 2.5 ditë.

40-të javë, mund të konvertohen edhe si 10 muaj hënor, pasi një muaj hënor ka 28 ditë.

Shpresoj të kem qënë e kuptueshme në përgjigjen time.

/komuniteti