Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dieta gjatë gjidhënjes dhe pojasi

Pershendetje doktoreshe. Une kam lindur para dy javesh me operacion dhe jam nene gjidhenese. Gjate shtatzenise kam shtuar mbi 20 kg. desha te ju pyes cila eshte keshilla juaj per dieten gjate gjidhenjes dhe a mund te bart pojas per bark? Ju faleminderit.

Besa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Besa.

Së pari, po të uroj jetë të gjatë dhe të shëndetshëm fëmijës tënd.

Shtimi në peshë prej 20 kg gjatë shtatzënisë, është shumë. Kërkesa për t’u rikthyer në peshën përpara lindjes, është normale. Por unë nuk të këshilloj të përdorësh asnjë lloj diete, përderisa fëmija yt ushqehet me qumësht gjiri. Ushqyerja me qumësht gjiri, në vetëvete është një lloj diete shumë e mirë.

Besa, kur të fillosh ta paksosh apo ta ndërpresësh përfundimisht ushqyerjen me qumësht gjiri të fëmijës tënd, atëherë fillo të mendosh për dietën tënde. Në fakt rënia në peshë, nuk ka të bëjë vetëm me dietën ushqimore. Rikthimi i peshës trupore varet edhe nga vullneti, dieta ushqimore dhe aktiviteti sportiv sistematik.

Gjatë kohës, mund ta përdorësh për barkun, pojasin ose korsenë.

/komuniteti