Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Për sekrecionet e bardha

Pershendetje! doja t`ju beja nje pyetje. Disa raste kam shume sekrecione ku dalin sikur me kane ardhur menstruacionet, dmth jane si uje, nuk kane ere, nuk i kam gjithmone keshtu. Nuk e di nese ka lidhje me menstruacionet se kur i kaloj ndonjehere jam e thate, here tjeter kam shume sekrecione se kuptoj pse?! Para nje viti kam bere analizat e mbjelljes se sekrecioneve dhe dola me myk por jam kuruar dhe se besoj te jete per kete arsye, me peper e lidh me kalimin e menstruacioneve, cfare duhet te bej? Faleminderit.

Ada (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ada.

Shtimi i sekrecioneve vaginale, ka lidhje me ciklin menstrual. Në ditët para dhe pas ciklit menstrual, sekrecionet vaginale bëhen më të trasha. Ndërsa në ditët e mes ciklit menstrual, sekrecionet bëhen më të holla dhe më të tejdukshme.

Nëse ndryshon nga ky rregjim, atëherë pa tjetër duhet të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale për të përcaktuar shkakun e kësaj gjendje.

samanta (11 vite më parë)
jm nje vajze 14 vjecare dhe jam sh e shqetesuar sepse me nk me km ardhur akoma periodat por njolla te bardha si te verdha cdo dit ndonjeher dhe me dhimbje barku dhe me nje arome te keqe .ju lutem me thoni se ca mund te bej. faleminderit
Miranda Haliti (12 vite më parë)
Jam 13 vjecare se pari kane ardhur menstruacionet e kuqe tani te bardha mos eshte qe e keqe edhe kam shume crregullime ne menstruacione te kuqe qe eshte ne pyetje?!
Lisona (12 vite më parë)
Kam shume menstruacione te bardha dhe erë te pakendshme, ju lutemi cte beje qe ti ndaloj pres pergjigjjen?
Dea (13 vite më parë)
Jam 14 vjeçare nga Prishtina, kam çrregullime ne periodat nuk me kane ardhur qe 4 muaj, mos paraqet rrezik ky? Pres pergjigjen tuaj.
Lina (13 vite më parë)
Pershendetje, jam 25 vjeç, kam nje problem se para dy vite me kane thene qe ke cista ne vezore por nuk po te rriten por problem eshte se kam shume menstruacione te bardha dhe dhimbje ne anen e djathte te barkut dhe ne organet gjenitale kam shume kruarje, kam bere analizat labarotorike me kane dale shume mire (jam e pa martuar), pres pergjigjen tende falimnderit per kohen.

/komuniteti