Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ushqimi i ëmbël gjatë shtatzënisë

Jam shtatzene ne javen e 31, shume po konsumoj ushqim te embel a kane ndonje problem a i ben dem bebushit tim apo mua?

Vjollca (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Mendoj se bebushi yt Vjollca, mërzitet se mamit i pëlqejnë shumë ushqimet e ëmbla. E rëndësishme gjatë shtatzënisë, është konsumi i shumëllojshëm ushqimor që do të thotë të marrësh sasinë dhe llojshmërinë e domosdoshme për mirëritjen e bebit.

Ka disa ushqime që duhen ndaluar apo kufizuar gjatë shtatzënisë si; karamelet, marmalatat, pijet e ndryshme me ngjyrë dhe sheqer, biskotat, tortat, pastat, çokollatat, kafeja, ushqimet me shumë yndyrë, pikantet, gjalpi etj. Pra rekomandimi do të ishte, evitimi i karbohidrateve dhe sheqernave me shumicë.

Më vjen mirë që nuk paraqet shqetësime, gjë e cila tregon se shtatzënia ka ecuri normale.

Të uroj të lindësh një bebush të shëndetshëm.

/komuniteti