Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kandidoza gjatë shtatzënisë

Pershendetje dr. nga analiza qe bera kam kandide por edhe ne fyt eshte e njejta gje me candidimicotica, a jane te lidhura pasi edhe me fytin nuk jam mire, cfare duhet te perdore? ju falemnderit.

Ina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ina.

Kandidozat në organizëm, si ajo vaginale ashtu edhe ajo e grykës apo dhe në vende të tjera, janë të lidhura më njëra tjetrën. Ato trajtohen me preparate antimykotike, që mund të merren me rrugë vaginale dhe orale.

Përdorimi i ovulave të nistatinës dhe i tabletave të nizoralit, mendoj se do ishin të vlefshëm në rastin tënd. Mjekimi duhet të zgjasë 7-10 ditë dhe tre javë pas mjekimit duhet të ripërsëriten analizat.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti