Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksione urinare gjatë shtatzëni

E dashura doktoreshe! Jam ne javen e dhjete te shtatzanise sime te pare, kam nje kontrolle ne fund te javes dhe gjinekologu me ka thene te beje nje analize urine, e bera sot dhe nuk di si t'i interpretoj, frikesohem mos eshte keq per beben. E vetmja qe nuk i takon vleres referente eshte Urobiliogjen 6 dhe Sedimeti eshte ky: 10-12 qeliza epiteliale, 8-10 leukocite, 1-2 cilindra hialin dhe bakterie te rralla shkopthore. Te lutem me trego a jane shifra marramendese te ndonje infeksioni qe e demton bebin. Te falenderoj paraprakisht!

Shaha (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

E nderuara zonjë.

E rëndësishme është që infeksionet urinare, të diagnostikohen dhe trajtohen. Nëse ato trajtohen, nuk paraqesin asnjë lloj dëmi tek zhvillimi i fetusit.

Nëse infeksionet urinare nuk trajtohen, atëherë ka mundësi që fetusi të ketë problem dhe mund të shkaktojnë lindje parakohe.

Uroj të shërohesh sa më shpejt.

/komuniteti