Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Hematokriti në shtatzëni

Doktoreshe, me heret te bera pyetje lidhur me testin e urines, te me falesh kisha dhe nje pyetje por harrova, koheve te fundit e kam te shfaqur harresen shume, ne Statusin Hematologjik e vetmja gje qe nuk eshte ne vlera referent eshte Hematokriti i cili eshte 37, gjithashtu jam duke perdorur acid folik cdo dite pothuajse qe 5 muaj do te thote 3 para konceptimit. A eshte vlere jo normale kjo dhe a ndikon tek bebi? Faliminderit per durimin.

Shaha (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

E nderuara zonjë.

Vlera e hematokritit që referon, tregon mundësinë e fillimit të anemisë. Por diagnozën, nuk e vendos vetëm kjo vlerë. Duhet të maten edhe rruazat e kuqe të gjakut dhe vlera e hemoglobinës. Ferritinemia gjithashtu, është analizë e vlefshme që tregon rezervat e hekurit që nëna ka në organizëm.

Vetëm pasi të konkludohet për këto të dhëna, mund të jepet përgjigje nëse je apo jo anemike. Nëse vendoset diagnozë e anemisë, marrja e hekurit është e domosdoshme.

/komuniteti