Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rritja më e ngadalshme e bebit apo llogaritja e gabuar?

Pershendetje e dashur doktoreshe. Sipas kontrollave te para une jam ne javen e 30-te, te shtatzenise, por ka nje muaj qe kam nderruar gjinekologun, (me arsye), dhe sipas kontrolles se fundit une ose jam ne javen e 28, ose beba po rritet me ngadale! Mbase po dukem naive, por thene te drejten spo di si te logjikoj keto dite...Mbase eshte shtatzenia e pare dhe llogaritjet e mia jane te gabuara. Por nese beba ime eshte pikerisht ne javen e 30, dhe rritja ka shkuar me ngadale, (dy jave me pak) a ka arsye per shqetesim? A duhet te konsultohem me gjinekologe te tjere apo te pres lindjen e qete? Mbase e teprova, kerkoj falje, dhe ju pershendes.

Arta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arta.

Nëse nuk gabon me datën e menstruacioneve, atëherë ndryshimi midis rritjes normale dhe të vonuar të bebit është i pakët. Për rritje të bebit, nevojitet mbritja e substancave ushqyese në hapsirat e placentës. Funksioni normal placentar, ka rol të rëndësishëm.

Do të ishte i dobishëm ekzaminimi me ekografi Doppler, për të identifikuar shkallën e rritjes së bebit.

Disa këshilla; nëse pi duhan, do ishte mirë ta linjë atë, së dyti; mund të marrësh shtesa në ushqyerje si magnezium dhe folate.

/komuniteti