Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rrjedhja e gjirit

Përshëndetje! Jam ne moshën 35 vjeçare, kam një fëmijë një vjeçar, te cilin vetëm muajin e pare e kam ushqyer me qumësht gjiri, pas infeksionit te gjirit foshnjës ja kam ndërpre gjidhenjen, pas një muaji te lindjes se foshnjës dhe ndërprerjes se gjirit kam përdorur Bromergon vetëm 5 dite dhe kam marr injeksione. Gjiri qe një vite me rrjedh, kam menduar qe është normale, pas vizitës se bere te gjinekologu para një muaj me tha se me këtë rrjedhje te gjirit nuk ke shanca te mbetesh shtatzene sepse ke ngritje te hormoneve, ku me udhëzoj qe te marr Bromergon 2 x 1 për dy jave rresht, te cilat i kam përdorur për dy jave dhe me është ndalur gjiri, (nuk me ka rrjedh gjiri), para dy dite ka filluar te rrjedh gjiri perseri, kam shkuar prape te gjinekologu i cili me ka udhëzuar qe te vazhdoje te marr edhe dy jave rresht Bromergon 2 x1 ditë. Kërkoj qe te me informoni a do te me ndalohet rrjedhja e gjirit pas përdorimit te Bromergonit dhe si pasoje e kujt është ngritja e hormoneve? Tina ( 1 muaj më parë )


* Sic ju kam shkruar me pare lidhur me problemin e gjirit, i cili me eshte ndalur por prape ka filluar te me rrjedh, cfare te beje, te lutem me infomoni se kam filluar te brengosem shume, cfare te beje?

Tina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Tina.

Rritja e nivelit në gjak të hormonit prolaktinë, është shkak i rrjedhjes së gjirit. Preparati bromergon që përdor, ndikon në uljen e këtij niveli.

Zbato këshillat e mjekut, pasi me rregullimin e nivelit të hormoneve mund të kesh mundësi për shtatzëni të rradhës.

/komuniteti