Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Në lidhje me kistin

Dr Keta pershendetje! Para nje viti e gjysem kisha nje kist te vogel afer qafes se mitres, me ilace mu pertha dhe mjeku me rekomandoi qe te mos i perserisja ilacet pasi ajo perthahej me kalimin e kohes. Heren e fundit para 6 muajsh ishte larguar pothuajse fare. Keto dy muaj kam perdorur clomid sipas keshilles se mjekut per te rritur mundesine per shtatzani, mirepo sot kisha dhimbje ne fund te barkut dhe pasi shkova ne urgjence me bene eko dhe dola qe kisha kist ne vezore. Ju lutem me thoni cfare duhet te bej? Jam shume ne merak! Mjeku me tha ta pi clomid per tre muaj rresht, pas kesaj duhet ta vazhdoj apo ta nderpres mjekimin me clomid dhe a mund te sjelli pasoja ky lloj kisti? Te me falni qe e zgjata kaq shume. Ju uroj pune te mbare.

(12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elina

Të më shkruaje për përmasat dhe përbërjen e kistit edhe mund të të kisha dhënë një rekomandim. Duke u nisur nga ky fakt, bën mirë të zbatosh këshillat e mjekut.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti