Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëvizja e parë e bebit

Pershendetje doktoreshe e nderuar. Jam shtatzene, edhe dy dite mbush kater muaj shtatzeni. Eshte shtatzenia ime e dyte. A ka mundesi qe levizja pare e bebit te degjohet pa u bere as 16 jave? Gjithe t'mirat nga Jeta.

Jeta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jeta.

Lëvizjet e para të bebit tek nëna e cila ka kryer qoftë edhe një lindje të mëparshme, zakonisht ndodhin rreth javës së 18 të shtatzënisë. Janë vërtetuar raste, për të njëjtat kushte, që nënat i kanë ndjerë lëvizjet e bebit edhe përpara javës së 18-të.

Të uroj për shtatzëni me ecuri normale.

/komuniteti