Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Përdorimi i hapave në shtatzëni

E nderuara doktoresh, jam ne javen e 32 te shtatzenise, por jam shume e shqetesuar nga fakti qe ne muajin e pare te shtatzenise kam bere dy rentgena dhe kam perdorur paracetamol 3 here ne dite dhe omega, ngase e kam pasur doren e thyer ne ate periudhe, nuk e kam ditur qe jam shtatzene, gjithashtu edhe ne muajin e shtate kam perdorur paracetamol pasi qe kam pas dhimbje te dhembeve. A ndikojne keto qe beba ime te lind me probleme ne zemer? Te falenderoj per pergjigje, Valdetja.

Valdete (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Valdete.

Ekzaminimet radiografike të kryera në muajin e parë të shtatzënisë, edhe paraqesin efekte negative mbi fetusin. Meqënëse ti nuk po ankohesh, apo edhe mjekët nuk kanë konstatuar probleme tek fetusi, tregon se kontrollet e rradhës dhe ekografitë e kryera pas javës së 22-të nuk kanë konstatuar anomali.

Paracetamoli dhe vitaminat që ke përdorur, nuk kanë ndikim në ecurinë e shtatzënisë.

Uroj që çdo gjë të shkojë mirë në shtatzëninë tënde.

/komuniteti