Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Udhëtimet gjatë shtatzënisë

Pershendetje Dr. Moza, jam 26 jave shtatzene dhe pata nje shqetesim para dy netesh, pas nje udhetimi me teleferik per ne malin e Dajtit, ku u argetova e nuk ndjeva asnje dhimbje apo komplikacion, gjate nates kisha patur rrjedhje sekrecionesh te kafeta e te rozeta (sic ndodhe ne diten e fundit te ciklit)...nuk ndjeva dhe as nuk ndjej dhimbje, bebin e ndjej vazhdimisht te me leviz e gjuaj dhe kjo me qeteson pak...a mendoni se duhet te shqetesohem dhe te bej nje eko apo nje konsult me mjekun? kane kaluar dy dite-net dhe une e ndjej vetem mire, sikur asgje ska ndodhur...e njejta gje me ka ndodhur edhe pas nje udhetimi ne Vlore para dy muajsh, mos ndoshta lodhja apo duhet te shqetesohem per dicka me shume? Ju falenderoj per pergjigjet tuaja profesionale me respekt Ani.

Ani (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ani.

Gjakërrjedhja tek një grua shtatzënë, gjithmonë është e rezikshme. Ajo mund të vijë nga shkaqe të ndryshme. Mund të vijë edhe për shkak të udhëtimeve tronditëse apo emocionuese.

Prandaj është e arsyeshme të drejtohesh tek mjeku, për të kryer kontrolle dhe ekzaminime të nevojshme.

/komuniteti