Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Anestezion lokal apo total?

E nderura dr. jam shtatzënë, për herë të dytë do bëhem nënë. Herën e parë kam lindur me prerje cezariane me anestezion total, tani po mendoj të marrë anestezion lokal, por shumë po me thonë se më pas mund të kem problem me kokëdhembje, dhimbje shpine etj. Çfarë më propozoni ju?

Oki (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje zonjë.

Konsulta me mjekun reanimator, është e domosdoshme për të marrë vendime të tilla. Anestezia lokale (epidurale ose spinale), është më e përdorshme dhe më e preferuara për lindje me operacion cezarian. Në lidhje me atë që ke dëgjuar, komplikacionet janë të papërfillshme krahasuar me të mirat që ka anestezia lokale.

Megjithatë, zgjedhja është e jote.

/komuniteti