Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhembje koke

Pershendetje e nderuara gjinekologe. Jam shtatzene ne javen e 11. Deri para nje jave shtatzenia me ka shkuar shume mire, pa ndonje komplikim, por ka disa dite qe po kam dhembje te vazhdueshme koke, dhe nuk me ndalet gjate tere dites te shoqeruara me temperature dhe mundim. Tensionin e kam matur, me ka dale mire (120/70), jam shume e shqetesuar per kete , kjo eshte shtatzenia ime e pare. Faleminderit shume per kete mundesi.

Ermira (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ermira.

Dhëmbjet e kokës, mund të vijnë si shkak i shumë argumeteve e në veçanti tek një grua shtatzënë. Në rastin tënd, mendoj se dhëmbja e kokës mund të ketë lidhje me një infeksion të mundshëm, përderisa është shoqëruar me temperaturë dhe mundim.

Kontrolli shëndetsor, është i vlefshëm për të sqaruar situatën, pavarësisht se vlerat e tensionit janë normale dhe ti nuk ndjen ndonjë shqetësim në shtatzëninë tënde.

/komuniteti