Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Përdorimi i deksazonit

Pershendetje e nderuar. Jam ne javen e 36 te shtatzenise, ne javen e 31 pat filluar hapja e mitres dhe rreziku i lindjes se parakohshme. Mirepo kam perdor magneziun 2x1 dhe gjate javes qe 32-33 kam marre ineksionet dexazon cdo 12 ore 2 dite per zhvillim te mushkerive te foshnjes qe edhe nese ka rrezik te lindjes se parakohshme ti kete mushkerite e zhvilluara. Tani sic e ceka edhe me heret jam ne javen e 36 dhe ecuria e shtatzenise eshte shume mire...pyetja ime eshte... A do te me sjell problem perdorimi i ineksioneve edhe nese lindi ne periudhen normale te shtatzenise...Ju faleminderit!

Vesa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vesa.

Përdorimi i dexametazonit, i cili jepet për të forcuar mushkëritë e bebit (parandalon shfaqen e sëmundjes së membranave hyaline tek i porsalinduri), nuk jep probleme edhe nëse fëmija lind pas javës së 37 të shtatzënisë.

Uroj të lindesh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti