Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kistet vezoriale

Pershendetje doktoreshe, kam nje ciste ne vezore dhe ate e kisha 2 ml, mjeku me tha se cista duhet te rritet deri ne 4 ml e te shperthen vet e nese nuk ndodh kjo duhet perdorur barera, te lutem me trego qka eshte, a eshte rrezik apo duhet te veproj siç thote doktori? Faliminderit.

Lila (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lila.

Cistet në vezore, ndodhin nga shkaqe të ndryshme. Më kryesore, janë ato hormonale. Si rezultat i ç’rregullimeve hormonale, ndodh zhvillimi i një mase adneksiale e cila jep përshtypjen e një qeske me ujë dhe që quhet cist. Këto mund të jenë me likid të pastër por mund të jenë edhe të ndara me mure (septume) dhe me likid jo transparent.

Nëse janë me diametër nën 7 cm, atëherë mundësia e trajtimit me medikamente është mjaft e madhe. Nuk mendoj se ajo masë e vogël që përshkruan, të quhet cist. Si fillim nuk duhet të përdorësh medikamente, por duhet të vlerësosh rregullshmërinë e ciklit menstrual dhe domosdoshmërisht pas tre muaj të kryhesh një rikontroll mjeksor për të rivlerësuar situatën.

Uroj që çdo gjë të shkoj sa më mirë.

Bardhaaa (12 vite më parë)
Une jam operuar para 2 jave ... nuk kam dite qe kam ndonje cist mirpo ajo kishe qene ne vezore dhe ka shperthyer e si pasoje e kesaj un eshte dasht te operohem per shkak te dhimbjeve shum shum shum te medhaja .( brenda nuk ka pasur vetem leng te lire por edhe nje sasi e madhe e gjakut qqe e kam humb) mirpo pas operacionit jane ndier mire tash jam ne sherim e siper . mirpo per fat te mire vezorja eshte ne rregull ... e ne kete operacion me kan hequr edhe zorren qorre ... ate qa dashta me pyt une osht se a mund te perseritet a ka ndonje rrezik per me vone se amund te mbetem shtatzene me vone ( per shkak se tash nuk kam pasur asnje her mardhanie).

/komuniteti