Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjasat për të ngelë shtatzënë

Doktoreshe a mund te ndodh qe infeksioni te mos lejoj te ngelem shtatzene sepse qe kur jam martuar afer 9 muaj nuk po mund te ngelem shtatzene, jam kontrolluar te mjeku gjinekolog dhe pas infeksionit te gjitha rezultatet kane qene te mira. Ciklin e kam te rregullt por, cdo here me kane ardhur para kohe, ne kete muaj me jane vonuar vetem 3 dite dhe pse gjate ciklit ne diten e pare kam dhimbje barku dhe shpine kete here nuk kam ndi dhimbje. Doktoreshe sa jane gjasat te medha per te ngele shtatzene, kur te gjitha sipas kontrolleve te mjekut, jane mire faleminderit shume pune te mbare.

Zana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Zana.

Nuk mund të quhet infertilitet (pamundësi e një çifti për të filluar një shtatzëni), pa kaluar tre vjet me raporte të rregullta seksuale.

Infeksionet janë shkaqe të mosmbetjes shtatzënë, por përderisa je mjekuar dhe nuk paraqet probleme të tjera gjinekologjike apo të llojeve të tjera, mendoj se shanset për një shtatzëni të filluar janë të mëdha.

Nëse shtaztënia nuk vjen edhe këtë rradhë, të rekomandoj që partneri të kryejë analizë të spermogramës për të vlerësuar sasinë, formën dhe lëvizshmërinë e spermatozoidëve.

Uroj që dëshira juaj, të plotsohet sa më shpejt.

/komuniteti