Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Striat

E nderuara mjeke, gjate muajit te nente te shtatzenise, kam te cara te lekures ne gjithe barkun dhe pak kah kembet afer barkut. Problemi eshte se te carat jane me ngjyre si te kuqe kah e kalterta. Tash kam lind beben me operacion (me anestezion total), por te carat ende jane ashtu si kane qene. Nuk kam shtuar shume ne peshe. Cfare me rekomandoni ju? Ju faleminderit qe tani. Pershendetje.

Behare (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Behare.

Shumë grave, gjatë shtatzënisë u formohen striat, të çarat e lëkurës në gjoks, bark apo kofshë. Edhe në komunikimet e tjera kam shpjeguar se, parandalimi i tyre është i pa mundur. Por ekziston mundësia e minimizimit të pasojave. Ndaj edhe ty Behare mund të them se, në farmaci ndodhen medikamente të cilat mund të minimizojnë pasojat dhe t’a bëjnë lëkurën më të pranueshme nga ana estetike.

Por, mos guxo të përdorësh preparate mjeksore pa u konsultuar me dematologun. Ai duke vlerësuar gjëndjen tënde, do të rekomandoj preparatin e përshtatshëm për lëkurën tënde.

/komuniteti