Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pagjumësia gjatë shtatzënisë

E nderuar, tani jam ne javen e 37 dhe gjate tere shtatzenise kam pasur probleme me gjumin, mirepo tani edhe me shume, sidomos nga java e 30. A mund te ndikoje kjo negativisht diçka tek bebja ime?

Venera (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Venera.

Zakonisht pas javës së 36-të shtatzënisë, është e njohur gjendja e pagjumësisë tek gratë shtatzëna. Kjo ndodh për shkak të fryrjes së barkut, i cili nuk lejon levizje të thella respiratore dhe gjithashtu, gjumi mund të jetë i shqetësuar nga lëvizjet e bebit.

Kjo gjendje nuk ndikon tek bebi, por rekomandoj qëndrimin shtrirë/anash/majtas. Ky qëndrim, ndihmon si nënën ashtu edhe fetusin në një shtatzëni normale.

/komuniteti