Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksioni në shtatzëni

Pershendetje Doktoreshe, Deshiroj qe te di se cfare eshte me saktesi bakteria ENTEROCOCCUS dhe sa ndikon ne shtatezani tek bebi...?

Diella (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëdetje Djella.

Enterokoku, është bakter që gjendet në zorrën e trashë të njeriut. Për arsye të ndryshme duke përfshirë edhe mënyrën e larjes, sidomos kur dora kalon nga anusi në drejtim të vaginës, merr me vehte edhe këtë bakter dhe që mund të kaloj në vaginë.

Krijohet kështu një infeksion i rëndomtë/banal tek gruaja, dhe që është mirë të mjekohet sipas rekomandimeve që jep antibiograma.

Nëse lihet pa mjektuar, dhe kombinohet edhe me infeksion nga bakteriet gram negative, atëherë ai mund të influencojë në rrezikut për lindje parakohe, apo për një plasje të parakoshme të membranave apo të sjell ç’rregullime të tjera në ecurinë e shtatzënisë.

/komuniteti