Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dieta për diabetin në shtatzëni

Jam e shqetesuar doktoresh pasi dola me diabetin ne shtatzani tani skam shkuar akoma te dok te hene shkoj po problemi eshte se ne internet lexova qe shume ushqime sduhet ti haja po ato zere se ishin te gjitha gjerat e perditshme, une sri dot pa ngrene sidomos shume fruta,ju si me keshilloni cfare te ha dhe sa, ju faleminderit dhe me falni per shqetesimin po jeni e vetmja qe i jepni pergjigje pyetjeve pa u lodhur, gjithe te mirat.

Ari (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje.

Mjeku endokrinolog është ai këshillon edhe dietën, që duhet të përdorë gruaja diabetike gjatë shtatzënisë.

Mirë bën që lexon në internet, ndonëse për shkak të specialitetit apo përvojës, shpesh nuk do jetë e mundur të interpretohen saktë ato që lexohen aty. Pavarësisht diabetit, t’i do ushqehesh dhe do shijosh shumicën e mirësive ushqimore. Kuptohet me disa kufizime jo vetëm gjatë periudhës së shtatzënisë, por edhe sikur diabeti të jetë i pranishëm gjatë jetës tënde pas shtatzënisë.

Këshilla ime e vetme, është të mos stresohesh për këtë gjendje të shëndetit tënd.

/komuniteti