Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ditët e mundshme për fekondim

Edhe njehere po ju pyes, flm shume, menstruacionet e fundit i kam pasur me 25 Shkurt dhe menjehere pas menstruacioneve ne diten e fundit pata marredhenie seksuale me burrin dhe ai nuk perdori fare mbrojtje dhe po frikesohem mos kam mbetur shtatzene. Perhere menstruacionet me vijne para 5 dite ende nuk me kane ardhur. E kam djalin 1 vjec, dhe nuk dua njehere, se nuk jam mire me shendet, as nuk mundem se kam shume pune, edhe djalin qe e kam me shkoi posht, e bera testin e bera, me doli negativ, a eshte i sakte, apo me prit deri me 25 mars a me vijne apo jo, ju lutem me tregoni a jam shtatzene apo jo. Pune te mbare.

Ermira (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje zonjë.

Unë do të shpjegoj, se kur janë ditët më të përshtatshme për të mbetur shtatzënë.

Për gratë që ciklin menstrual e kanë 28-të ditë, shtatzënia e sigurtë është në ditën e 14 të ciklit. Por, shumë gra kanë cikël më të shkurtër ose më të gjatë se 28-të ditë. Atëherë ditët më të mira për t’u provuar mbetja shtatzënë, sipas shumë studimeve është nga dita e 11-të deri te dita e 18-të e ciklit menstrual.

Meqënëse thua se marrëdhëniet seksuale i ke bërë në ditën e fundit të mestruacioneve, pra rreth ditës së 5-të, 6-të ose 7-të (të cilën nuk e thua, e unë po e supozoj), mendoj që shtatzënia është e pamundur.

Shpresoj të jem përgjigjur kënaqshëm për ty.

/komuniteti