Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtimi në peshë në shtatzëni

Pershendetje, doja t'ju pyesja jam ne javen e 17 te shtatzenise dhe kam shtuar nga fillimi deri tani 6 kg. A eshte normale, apo eshte shume dhe ne cfare ushqimesh duhet te beje kujdes? Gjithe te mirat Deniz.

Deniz Xhoga (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Deniz,

Ky shtim në peshë konsiderohet normal. Shtimi në peshë shkon gradualisht, më së paku fitohet në tremujorin e parë – gjithsejt dy kilogramë, ndërsa më së shumti dhe më së shpejti fitohet në tremujorin e tretë, rreth 500 gramë në javë. Shtatzëna duhet të fitojë në peshë nga 10 gjer në 14 kilogramë.

Në lidhje me ushqyerjen gjatë shtatzënisë, të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:

http://www.bebaime.com/ushqimipershtatzena/ushqyerja-gjate-shtatezanise

Gjithë të mirat.

Arta22 (12 vite më parë)
Pershendetje Denis, mos ha embel ne shtatzani se shton peshe. Une per vete vetem 5 kile i kom shtu gjate gjithe shtatzanise edhe kom lind bebin 3.800 gr se skom hanger asgje embel hiq asnjehere;

/komuniteti