Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mënyra e lindjes

Mjeke e nderuar, jam ne javen e 37 te shtatzenise kurse mjeku me tregoi se bebi eshte shume i madh dhe une nuk jam celur aspak per lindje normale, dhe me keshilloi lindjen me operacion. Perseris jam ne javen e 37 e 2 dite kurse ne ekografi me del 39 jave e 3 dite. Ju faleminderoj paraprakisht.

Reze (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Reza.

Janë disa kushte mbi të cilat, mjeku vendos se si do të realizohet lindja. Midis tyre konsiderohet edhe pesha e fëmijës (mbi 4000 gram) apo kushtet jo të favorshme të qafës së mitrës, për të patur një lindje vaginale normale. Me ato që thua, unë vërej se mjeku ka konstatuar peshë të madhe të fetusit si dhe kushte jo të mira të qafës së mitrës.

Prandaj rekomandimi im është; ndiq këshillën e mjekut.

/komuniteti