Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infertiliteti në çift

Pershendetje. Deshiroj te me keshilloni. Kam afro 3 vite qe jam e martuar dhe asnjehere nuk kam mbete shtatzene. Kam bere kontrolla te thjeshta dhe me kane thene se mire je. Vetem se qafen e mitres e kam pak te kthyer dhe se kjo nuk eshte problem qe te mos mbetem shtatzene. Ciklet i kam me dhembje te forta. Para dy cikleve te kaluara me jane vonuar 8 dite menstruacionet. Ne diten e 5 e kam bere nje test dhe me ka dale gjysem e kuqe dhe pas tre diteve ka filluar te dale gjakderdhje gjate ciklit kam pasur shume me shume gjakderdhje se ne menstruacionet normale nganjehere kam pasur gati sikurse kur urinoj veqse ka gjet paksa i trashe e jo sikurse uje. Gjakderdhja ka zgjat afro 9 dite prej dates se caktuar te menstruacioneve kam pas dhimbje ngapak te barkut e edhe gjate gjakderdhjes dhe nje jave pas por nuk ka qene e ngjajshme me dhimbjet e zakonshme qe i kam. Nuk kam mundur te bej asnje kontrolle pas kesaj desha te di a ka mundur te jete kjo abort. 2 ore para se te filloj gjakderdhja kam qene nervoz. Faleminderit per mirekuptim. E kam zgjatur pak por shpresoj te jete e kuptueshme. Pres pergjigje nga ju.

Aferdita (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Afërdita.

Me ato që thua, mundet që të ketë qënë një abort spontan. Domosdoshmërisht duhet të drejtohesh tek mjeku, që të bëjë ekzaminimet e nevojshme, e me trajtime të krijohet mundësia për shtatzëni të re.

Afërdita, mos mbetja shtatzënë prej afro 3 vjet, tregon se diçka nuk shkon normalisht tek ty apo bashkëshorti yt. Gjykoj se si çift keni nevojë për kontrolle, vizita dhe ekzaminime të plota mjeksore. Mos neglizhoni, vitet ikin.

Uroj që të të plotësohet dëshira për shtatzëni, sa më shpejt të jetë e mundur.

/komuniteti