Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Papa testi

Pershendetje, analiza e papa testit rezultoi ne qeliza brenda kufirit normal, si dhe sfondi i paster me elemente endocervicale reaktive. Te lutem nese mundur te shpjegoni ku konstaton kjo dhe nese eshte problem per shtatzenine. Cfare tregon kolposkopia ne kete rast? Faleminderit!

Agi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje zonjë.

Rezultati i Pap-testit, që ti referon, tregon se nuk ke asnjë lloj problemi në qafën e mitrës. Kjo situatë, nuk pengon dhe nuk krijon probleme për shtatzëni.

Kolposkopia, realizon pamjen e qafës së mitrës me sy. Ajo vlerëson zonat e dyshuara nga Pap-testi, në rastet e ndryshimeve qelizore atipike.

Uroj që çdo gjë të jetë normale.

/komuniteti