Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli mujor

Pershendetje. Pas lindjes se femijes se dyte, cikli me ka ardhur 6 jave pas lindjes dhe nuk kam patur asnje problem, gjithmone me kohe i kam pasur, femija i ka 2 vjec dhe qe 4 muaj cikli po me vonohet 3 - 5 dite, jo me kohe sic i kam pasur. Pse dhe cfare, me sygjeroni ju. Sa eshte e demshme per organizmin me i lane lindjet ne moshe te re pasi une ne moshen 24 vjec kam perfundu me lindjet. Ju falenderoj paraprakisht.

Vjosa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vjosa.

Vonesa e ardhjes së ciklit menstrual prej 3-5 ditë, mendoj se nuk është problematikë për të menduar se mund të jenë ç’rregullime të rëndësishme menstruale.

Për të qënë e qetë, të rekomandoj vizitë tek mjeku ku të kryhet dhe një ekografi për të parë gjendjen e vezoreve. Mendoj dhe uroj, që nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Në praktikën obstetrikale, rekomandohet që gruaja shtatzënë me moshë më të vogël se 17-të vjeç, të paraqitet tek mjeku për kontrolle të vazhdueshme. Kjo do të thotë se nga mosha 17-të vjeç e më shumë, lindjet nuk janë të dëmshme për organizmin e gruas.

/komuniteti