Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A është i dëmshëm çaji për dobësim për mitrën?

Pershendetje doktoreshe, jam e martuar qe 4 vite, kam nje vajze 2 vjece, gjate shtatzenise kam shtuar peshe rreth 10 kg, dhe akoma nuk kam mundur me u kthy ne peshen e para shtatzenise, prandaj desha te di se a eshte i demshem per miter çaji per dobesim? Ju faleminderit.

Tina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje zonjë.

Unë nuk e di se çfarë është çaji për dobsim, prandaj nuk e di a është i dëmshëm apo jo për mitrën. Në asnjë manual farmaceutik, nuk gjendët i rekomanduar asnjë lloj çaji për dobësim.

Për të rregulluar peshën trupore, qoftë edhe pas shtatzënisë, unë di se tre janë rrugët themelore. Së pari, rregullimi dietës ushqimore dhe konsumit të lëngjeve. Së dyti, lëvizjet dhe gjimnastika e vazhdueshme. Së treti, vullneti dhe kurajo për të realizuar dy pikat e para.

Shpresoj të kem qënë e dobishme në përgjigjet e mija.

/komuniteti