Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pengesa në frymëmarrje gjatë shtatzënisë

Pershendetje. Jam ne javen e 33 te shtatzenise dhe me eshte shfaqur nje problem, gjate nates sa jam ne gjume kam ndalese frymemarrjeje kjo me ka ndodh hera e 2 brenda javes , heren e 2 ka qene pushimi i frymemarrjes me gjate se hera e pare, kjo po me brengos se mos po mbetet pa fryme edhe beba e po vie deri te me e keqja, shpresoj te me ktheni pergjigje.

Shpresa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shpresa.

Marrja e frymëmarrjes, është simptomë e zakonshme gjatë shtatzënisë. Në shumë raste nuk ka ndonjë të dhënë, që sugjeron përfshirjen e një procesi patologjik (sëmundje).

Megjithëse marrja e frymës, nuk prek testet e ventilimit të nënës. Por, vështëria në frymëmarrje mund mos të jenë normale tek gratë astmatike apo tek gratë me ç’rregullime të tjera të mushkërive.

Konsultohu edhe me mjekun pneumolog, për të qënë e sigurtë.

/komuniteti