Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Masat mbrojtëse nga shtatzënia

Tableta apo masa te tjera mbrojtese nga shtatzenia cfare me rekomandoni dicka qe nuk eshte e demshme per shendetin dhe mitren?

Lindita (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lindita.

Mjeksia, ofron shumë lloje të metodave të kontracepsionit. Përveç mënyrës se si e realizojnë kontracepsionin, ato kanë përparësitë dhe mangësitë, që i dallojnë nga njëra tjetra. Është në praktikën mjeksore, që zgjedhja e metodës së kontracepsionit bëhet nga gruaja pasi ka ndigjuar prej mjekut llojet e metodave si dhe kushtet e përdorimit të tyre.

Për shkak edhe të gjendjes shëndetsore të gruas, mundet që një ose disa metoda të kontracepsionit të përjashtohen nga përdorimi. Për këtë kërkohen të bëhen analiza dhe ekzaminime të ndryshme mjeksore.

Prandaj Lindita, të rekomandoj të kontaktosh me një mjek gjinekolog dhe së bashku të zgjidhni metodën e kontracepsionit që të pëlqen por dhe që të përshtat.

/komuniteti