Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pozicioni i fëmijës me kokën poshtë

E nderuar doktoreshe, jam afersisht 32 javeshe dhe kur vajta per viziten e radhes, doktori me tha qe femija ka mar pozicionin e kthyer me koken poshte, dmth. eshte ber gati per te dale, por une jam e shqetesuar nese do te arrije shtatzania ime deri ne javen e 38 te pakten, me duket pak heret qe eshte kthyer me koken poshte. Ju lutem me thoni nese eshe i kthyer me koken poshte tani deri cfare jave mund te shkoje shtatzania ime, a perben ndonje problem qe dhe pse me koken poshte bebi te rritet dhe te zhvillohet normalisht dhe ti mbushi 38 jave, probleme te tjera nuk kam,me shume respekt NEVILA.

Nevila Burgu (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nevila.

Fetusi gjatë shtaztënisë mund të marrë paraqitje të ndryshme midis tyre edhe paraqitjen cefalike, me kokë poshtë. Por kjo nuk do të thotë, që ti nuk mund të lindësh në term.

Meqënëse je në javën e 32-të; ndjenja e rëndesës në fund të barkut, kontraksionet uterine të shkurtëra të herë pas herëshme, gjakrrjedhje të pakët nga organet gjenitale apo ndonjë arsye tjetër mund të jënë arsye për lindje parakohe. Në mungesë të ankesave që përshkrova, mendoj se ke përse të shqetësohesh për vazhdimin normal të shtatzënisë.

Bena (13 vite më parë)
Pershendetje, edhe 1 jave hy ne muajin e 9, por bebin e kam mbrapshte edhe kam frike si do te lind, po kam frike mos po i ndodh bebit diçka, çka me kishit preferuar, a ka gjasa kur t`me kap dhimbja per lindje, t`me kthehet beba mbare edhe çfare me kishit preferuar per lindje normale apo me operacion?

/komuniteti