Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzënia pas abortit

Pershendetje doktoreshe, isha shtatzene ne javen e 10 dhe per shkak te mos zhvillimit te femiut u desht te pastrohem, me intereson te di, pas sa kohe mund te kem marredhenie dhe pas sa kohe mund te mbes perseri shtatzene?

Ana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ana.

Më vjen keq për çka të ka ndodhur. Marrëdhënie seksuale mund të bësh, sapo të ta ndjesh veten mirë dhe të mos keshë sekrecione hemorragjike. Në rastet e aborteve të tilla, rekomandohet që shtatzënia e radhës të mos fillojë pa kaluar së paku 6-të muaj nga ndërprerja e kryer.

Të uroj mbarësi.

/komuniteti